Sony Xperia E4g Dual - Tastiera telefonike virtuale

background image

Tastiera telefonike virtuale

Tastiera telefonike virtuale është e ngjashme me një tastierë standarde telefoni me 12

taste. Ajo ju jep opsionet e futjes së parashikuar dhe të futjes me shumë prekje të tekstit.

Mund të aktivizoni metodën e futjes së tekstit me tastierën telefonike virtuale nëpërmjet

cilësimeve të tastierës. Tastiera telefonike virtuale disponohet vetëm në orientimin si

portret.

1 Zgjidhni një opsion për futjen e tekstit. Mund të trokitni lehtë një herë mbi çdo karakter dhe të përdorni

sugjerimet e fjalëve, ose të vazhdoni të trokitni lehtë mbi tastin deri sa të përzgjidhet karakteri i dëshiruar.

2 Fshini një karakter para kursorit.

3 Futni një shenjë kthimi ose konfirmoni futjen e tekstit.

4 Futni një hapësirë.

5 Shfaqni simbolet dhe buzëqeshjet.

6 Shfaqni numrat.

7 Ndryshoni madhësinë e karaktereve dhe aktivizoni kyçjen e shkronjave të mëdha.

Për të hapur për herë të parë tastierën telefonike virtuale

1

Trokitni lehtë mbi një fushë për futjen e tekstit dhe pastaj trokitni lehtë mbi .

2

Trokitni lehtë mbi dhe pastaj trokitni lehtë mbi

Cilësimet e tastierës.

3

Trokitni lehtë mbi

Tastiera si portret, pastaj përzgjidhni opsionin Tastiera

telefonike virtuale.

44

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Për të futur tekst duke përdorur tastierën telefonike virtuale

Kur në tastierën telefonike virtuale shfaqet , trokitni lehtë mbi çdo tast karakteri

vetëm një herë, edhe nëse shkronja që dëshironi nuk është shkronja e parë në

tast. Trokitni lehtë mbi fjalën që shfaqet ose trokitni lehtë mbi

për të parë

sugjerime të tjera për fjalën dhe për të përzgjedhur një fjalë nga lista.

Kur në tastierën telefonike virtuale shfaqet , trokitni lehtë mbi tastin në ekran për

karakterin që dëshironi të futni. Vazhdoni ta trokitni këtë buton derisa të

përzgjidhet karakteri i dëshiruar. Pastaj bëni të njëjtën gjë për karakterin tjetër që

dëshironi të futni e kështu me radhë.

Për të futur numrat duke përdorur tastierën telefonike virtuale

Kur shfaqet tastiera telefonike virtuale, trokitni lehtë mbi . Shfaqet një tastierë

telefonike virtuale me numra.

Për të futur simbole dhe buzëqeshje duke përdorur tastierën telefonike virtuale

1

Kur shfaqet tastiera telefonike virtuale, trokitni lehtë mbi

. Shfaqet një tabelë me

simbole dhe buzëqeshje.

2

Lëvizni lart ose poshtë për të parë opsione të tjera. Trokitni lehtë mbi një simbol

ose buzëqeshje, për ta përzgjedhur.