Sony Xperia E4g Dual - Rinisja dhe ricilësimi i pajisjes tuaj

background image

Rinisja dhe ricilësimi i pajisjes tuaj

Mund ta detyroni pajisjen tuaj të riniset ose të ndalojë funksionimin në situatat kur nuk

përgjigjet më ose nuk riniset normalisht. Nuk fshihet asnjë cilësim ose e dhënë personale.
Gjithashtu mund të ricilësoni pajisjen tuaj në cilësimet origjinale të fabrikës të tij. Ky

veprim është ndonjëherë i nevojshëm nëse pajisja juaj nuk funksionon siç duhet, por kini

parasysh që nëse keni dëshirë të mbani të dhënat e rëndësishme, duhet së pari t'u bëni

kopje rezervë këtyre të dhënave në një kartë kujtese ose në një kujtesë tjetër jo të

brendshme. Për më shumë informacion, shihni

Arkivimi dhe rikthimi i përmbajtjes

faqen 124 .
Nëse pajisja juaj nuk arrin të ndizet ose dëshironi të ricilësoni softuerin e pajisjes tuaj,

mund të përdorni Xperia™ Companion për të riparuar pajisjen tuaj. Për më shumë

informacion mbi përdorimin e Xperia™ Companion, shihni

Veglat e kompjuterit

.

Nëse niveli i baterisë është i ulët, pajisja juaj mund të mos arrijë të riniset. Lidheni pajisjen tuaj

me një ngarkues dhe provoni ta rinisni përsëri.

Për të detyruar që pajisja juaj të rindizet

1

Shtypni dhe mbani shtypur tastin e energjisë

2

Në menynë që hapet, trokitni lehtë mbi

Rinis, pastaj trokitni lehtë mbi OK për të

konfirmuar. Pajisja rindizet automatikisht.

Për ta detyruar pajisjen të ndalojë funksionimin

127

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

1

Hiqni mbulesën e pasme.

2

Duke përdorur majën e një stilolapsi ose një objekt të ngjashëm, shtypni butonin

OFF.

Mos përdorni sende shumë të mprehta që mund të dëmtojnë butonin OFF.

Për të kryer një ricilësim të të dhënave të fabrikës

Për të shmangur dëmtimin e përhershëm të pajisjes tuaj, mos e rinisni pajisjen gjatë një

procedure ricilësimi.

1

Para se ta nisni, mos harroni të bëni kopje rezervë të të gjitha të dhënave të

rëndësishme, të ruajtura në kujtesën e brendshme të pajisjes tuaj, në një kartë

kujtese ose në një kujtesë tjetër jo të brendshme.

2

Nga Ekrani bazë juaj, takoni .

3

Gjeni dhe takoni

Cilësimet > Kopjet rezervë dhe ricilësimi > Ricilësimi i të

dhënave të fabrikës.

4

Për të fshirë informacionin, si figura dhe muzikë, nga ruajtja juaj e brendshme,

shënoni kutinë e shënimit

Fshi hapësirën ruajtëse të brendshme.

5

Trokitni

Ricilëso telefonin.

6

Nëse kërkohet, vizatoni modelin tuaj të shkyçjes së ekranit, ose futni fjalëkalimin

tuaj të shkyçjes së ekranit ose kodin PIN për të vazhduar.

7

Për të konfirmuar, trokitni lehtë mbi

Fshij gjithçka.

Pasjiaj juaj nuk kthehet në një version të mëparshëm të softuerit të Android™ kur kryheni një

ricilësim të të dhënave të fabrikës.

Nëse e harroni fjalëkalimin tuaj të shkyçjes së ekranit, kodin PIN ose modelin, mund të

përdorni tiparin e riparimit të pajisjes në Xperia™ Companion për të fshirë strukturën e sigurisë.

Duhet të futni hollësitë e llogarisë tuaj në Google për të kryher këtë veprim. Duke ekzekutuar

tiparin e riparimit, riinstaloni softuerin për pajisjen tuaj dhe mund të humbni disa të dhëna

personale në këtë proces.

Për të riparuar softuerin e pajisjes duke përdorur Xperia™ Companion

Përpara sesa të kryheni një riparim të softuerit, sigurohuni se i dini kredencialet tuaja të

Google™. Në varësi të sigurimeve tuaja të sigurisë, mund të duhet t'i futni ato në mënyrë që të

ndizni pajisjen pas një riparimi të softuerit.

1

Sigurohuni se Xperia Companion është i instaluar në PC ose Mac

®

tuaj.

2

Hapni softuerin Xperia™ Companion në kompjuter dhe shtypni

Software repair në

ekranin kryesor.

3

Ndiqni udhëzimet që shfaqen në ekran për të instaluar përsëri softuerin dhe

përfundoni riparimin.