Modifikimi i videove me aplikacionin Krijuesi i filmave
Mund të modifikoni videot që keni nxjerrë me kamerën tuaj. Për shembull, mund të
shkurtoni një video në gjatësinë e dëshiruar ose të rregulloni shpejtësinë e videos. Pasi të
ruani videon e modifikuar, versioni origjinal i pandryshuar i videos mbetet në pajisjen tuaj.
Për të prerë një video
1
Gjatë riprodhimit të videos, trokitni lehtë mbi ekran për të afishuar shiritat e
veglave, pastaj trokitni lehtë mbi >
Prit.
2
Për të zhvendosur kuadrin e prerë në një vend tjetër të vijës kohore, prekni dhe
mbani skajin e kuadrit të prerë dhe zvarriteni në pozicionin e dëshiruar, pastaj
trokitni lehtë mbi
Apliko.
3
Për të ruajtur një kopje të videos së prerë, trokitni lehtë mbi
Ruaj.
Për të rregulluar shpejtësinë e një videoje
1
Gjatë riprodhimit të videos, trokitni lehtë mbi ekran për të shfaqur shiritat e
veglave, pastaj trokitni lehtë mbi >
Shpejtësia.
2
Përzgjidhni një opsion, pastaj prekni dhe mbani skajin e vijës kohore dhe tërhiqeni
atë në pozicionin e dëshiruar, dhe trokitni lehtë mbi
Apliko
3
Për të ruajtur një kopje të videos së modifikuar, trokitni lehtë mbi
Ruaj.